Gazeta Si – Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.
Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.
Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.
Klea Prenga u dhënua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


