Nga Gazeta Si – Superylli turk shkroi sërish historinë e “WorldSBK”, duke u bërë piloti i katërt që fiton tre ose më shumë tituj botërorë në këtë kampionat.
Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) arriti të shpallet kampion për të dytin vit radhazi, duke siguruar titullin e tretë në karrierë, pas një dueli të fortë me Nicolo Bulega (Aruba.it Racing – Ducati).
Një fillim i vështirë sezoni e kishte lënë “El Turco”-n, në disavantazh ndaj yllit të Ducati-t, por një seri garash të me fitore dhe vende të dyta e ndihmuan që të përmbyllte sezonin në madhështi, duke ulur siparin e aventurës së tij në “WorldSBK” si tre herë kampion Bote.
Humbja në Most i la një shenjë të vogël rikuperimit të pikëve, por Razgatlioglu e hodhi menjëherë pas krahëve.

Një fitore e trefishtë në Misano u pasua nga të tjera në Donington Park – ku mori për herë të parë kryesimin në renditjen e përgjithshme – ashtu si në “Balaton Park” dhe “Magny-Cours”.
Avantazhi prej 41 pikësh i Bulegas pas garës së parë në Assen u kthye në 39 pikë epërsi për Razgatlioglu.
Fitorja në Aragon e thelloi diferencën në 44 pikë pas fitores së 13 fitore rradhazi për kampionin turk, që barazuar rekordin e tij personal nga sezoni i kaluar.
Edhe pse Bulega reagoi me një fitore të dyfishtë në Aragon, Razgatlioglu hyri në Estoril me epërsinë e qartë në garën për titull.
- Sezoni i kampionit në shifra:
Fitore: 21, rekord personal sezonal
Podiume: 31, përfshi 25 rradhazi, seria më e gjatë personale
Pole position: 6, barazoi rekordin personal sezonal
Xhirot më të shpejta: 20, rekord personal sezonal
Gara në kryesim: 26
Xhiro në kryesim: 323, rekord personal sezonal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



