Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për E.A, alias Aldo Avdylaj, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, lidhur me vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.
Avdylaj ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, ku u godit grupi i Rrumi i Shijakut.
Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Nipi i Astrit Avdylaj, qëndronte i fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.
Pak javë më parë, SPAK zbardhi vrasjet dhe atentatet e këtij grupi kriminal pas zbërthimit të aplikacioneve të koduara që përdornin, duke arrestuar disa prej tyre dhe shpallur në kërkim drejtuesit e grupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



