Nga Gazeta Si – “Singapore Grand Prix” rezervoi jo vetëm njw Garë të paharrueshe por gjithashtu një thesar statistikash dhe kuriozitetesh për tu kredhur.
Pamë festime të mëdha nga skuadra “papaya” në Singapor, për titullin e dytë të konstruktorëve në po kaq vite.…
- McLaren fitoi dy tituj rradhazi për të parën here pas viteve 1988-1991.
- Ky sukses i McLaren erdhi 6 gara përpara fundit duke barazuar rekordin e Red Bull në vitin 2023.
- Katër pilotët kryesues të kampionatit u renditën në 4 vendet e para në Singapor.
- Për të dytin vit rradhazi, “Safety Car” nuk u pa në pistën e Singapor.
- Ishte hera e parw qw nw “Singapore Grand Prix” nuk u twrhoq asnjw pilot nga gara.
- George Russell (Mercedes) u bë fituesi i 6 n Mercedes’ 6 vitet e fundit të “Singapore Grand Prix”.
- Russell u nis nga “pole”, çka nënkupton se ky ishte suksesi i 11 në 16 edicionet e “Singapore Grands Prix” që niset nga “pole position”.
- Ishte fitorja e 5 në karrierën e Russell.
- Russell u ngjit në podiumin e 8 sezonal duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2022.
- Russell nuk ishte ngjitur asnjëherë në podiumin e Singaporit.
- Ishte fitorja e dytë e Russell këtë sezon pas Kanadasë.
- Mercedes arriti fitoren e pare në Singapor pas vitit 2018.
- Mercedes është e dyta në klasifikimin e Konstruktorëve pas McLaren – që ka motor Mercedes. Asnjëherë makinat me motor Mercedes nuk e mbyllën sezonin në vendet 1-2.
- Me vendin e 2, Max Verstappen vazhdon të mos fitojë asnjë garë në “Marina Bay circuit”.
- Verstappen u rendit për të 3 herë i dyti në Marina Bay.
- Verstappen mbeti 63 pikë pas kryesuesit Oscar Piastri.
- Lando Norris u rendit i 3 për McLaren çka do të thotë se ka zënë vendet 2, 3 dhe 4 në katër edicionet e fundit të “Singapore Grands Prix”.
- Norris është vetëm 22 pikë pas Oscar Piastri-t në Klasifikimin e Pilotëve.
- Norris reduktoi diferencën me Piastri-n për të tretën fundjavë rradhazi.
- Piastri që u rendit i 4, për të parën here mungoi për të dytën garë rradhazi në podium.
- Me vendin e 5 për Mercedes, Kimi Antonelli për të parën here në karrierë, u rendit për të dytën garë rradhazi në këtë pozicion.
- Vendi i 6 për Ferrari-n do të thotë se Charles Leclerc mbylli garën e 5 pa asnjë podium.
- Lewis Hamilton u rendit i 8 pas problemeve me frenat kur ishte në vendin e 5.
- Hamilton nuk ka asnjë podium në 18 gara për Ferrari-n, rekord për skuadrën.
- Me vendin e 7 për Aston Martin, Fernando Alonso parakaloi Lance Stroll në klasifikim.
- I 9 për Haas, Oliver Bearman mori pike në të pestin “Grand Prix” këtë sezon.
- Në vendin e 10 për Williams, Carlos Sainz mori pikë nga prapavija.
- Sainz mori pike rradhazi për të parën herë që nga Imola-Monaco.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



