Nga Gazeta ‘Si’- Në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 12 tetor, qytetarët i shpërndanë pushtetet lokale në mënyrë të tillë që të mos ketë fitues apo humbës absolutë.
Sipas të dhënave të para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në raundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.
Prishtina është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.
Kandidatët për kryetarë që fituan zgjedhjet pa balotazh
Rezultatet e deritanishme paraprake nga zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash.
Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) kryeson në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%.
Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave.
Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%.
Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%.
Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%.
Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota.
Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%.
Edhe Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh. Ai ka marrë 56,47%.
Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%.
Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%.
Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë me 50,52%.
Nga komunat me shumicë serbe po udhëheq Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



