Gazeta Si – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas orës 10:00 në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Pas hedhjes së votës, ajo e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.
“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani, duke ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.
Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.
Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit paraditen e së dielës.
Kurti, pasi hodhi votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për zgjedhjet lokale.
“Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin…”, tha fillimisht kryeministri Albin Kurti, shkruan A2.
Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



