Arsim

Më shumë se gjysma e mësuesve shqiptarë përdorin IA për mësimdhënie

Nga Gazeta Si- 52 për qind e mësuesve raportojnë se kanë përdorur inteligjencë artificiale (IA) në punën e tyre, shifër më e lartë se mesatarja e OECD-së që është 36 për qind.

Sipas studimit të kryer nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) për 2024, mësuesit kanë tendencë të përdorin IA-në për të ndihmuar nxënësit të praktikojnë aftësi të reja (88%), të gjenerojnë plane mësimi ose aktivitete (82%), dhe të mësojnë dhe të përmbledhin në mënyrë efikase një temë (81%).

Përdorimi më pak i shpeshtë i IA-së është për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (64%).

Gjithashtu, mësuesit shqiptarë e përdorin IA-në që të gjenerojnë tekst për reagimet e nxënësve ose komunikimet me prindin (62%) dhe të vlerësojnë punën e nxënësve (42%).

Ndërkohë, mësuesit që nuk e kanë përdorur IA-në në mësimdhënie në vitin e fundit kanë thënë se kjo ka ndodhur sepse ose nuk kanë njohuritë dhe aftësitë për ta përdorur ose se shkollave të tyre u mungon infrastruktura për të përdorur IA-në. 69 për qind e tyre thanë se mungon insfrastruktura, shifër më e lartë se mesatarja e OECD-së që është 37%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë