Gazeta Si – Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është takuar me ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe me ministren e Azilit dhe Emigracionit të Mbretërisë së Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm dhe për forcimin e mëtejshëm të tij mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese belge, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, koordinimit të operacioneve të përbashkëta dhe rritjes së efikasitetit në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar transnacional.
Ndërsa ministrja Verlinden u shpreh se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të thyer modelin e biznesit të grupeve dhe organizatave kriminale. “Ne mund t’i ndëshkojmë ata në mënyrë efektive vetëm duke gjurmuar paratë”– tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



