Gazeta Si – Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj, ka dhënë detaje mbi gjendjen dhe të kaluarën e klientit të tij, i cili pak ditë më parë vra në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.
Avokati i 30-vjeçarit ka bërë me dije se autori kishte disa vite që mbante armë me vete, pasi ka punuar sipas Ibrës në disa institucione sigurie.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, por Shkambi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet t’i kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbatim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.
Më herë, Gjykta e Tiranës la në burg Elvis Shkambin, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojën e sigurisë së Gjykatës së Apelit, B.K.
Autori dhe xhaxhai i tij kërkuan falje publike familjes së gjykatësit Kalaja, duke u shprehur se ngjarja ishte derivat i tronditjes së rëndë psikike që kanë pësuar për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve për pronësinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



