Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drejtuesve të SPAK, GJKKO dhe BKH-së.
Sipas ndryshimeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuesit e GJKKO, SPAK-ut dhe BKH-së do të shoqërohen me truprojë të nivelit bazë dhe të mesëm gjatë mandatit por edhe në përfundim.
Për drejtuesit e GJKKO dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja do të vijojë edhe për 2 vite pas përfundimit të mandatit, ndërsa për drejtuesin e SPAK, kjo mbrojtje do të vijojë për 3 vite pas detyrës.
Reagimi i Këshillit të Ministrave vjen në një kohë kur prokurorë dhe gjyqtarë shprehën shqetësimin për sigurinë e tyre, pas ekzekutimit të kolegut Kalaja në krye të detyrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



