Drejtësia

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohen mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

Nga Gazeta Si- Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, vajza e tij dhe Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.

Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia e cila ka ardhur prej 2 javësh por nuk është bërë publike për shkak të hetimeve.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë në tetor të 2023 tronditi mbarë opinionin publik, ku pati edhe protesta nga qytetarët.

Familjarët e 3-vjeçarit thanë pas ngjarjes se e çuan djalin tek dentisti për një kontroll por pas kunsultës ishte vendosur që të kryhet një ndërhyrje.

Mjeku dhe vajza e tij sugjeruan operacion dhe prindërit pranuan.

Sipas familjarëve, mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku u ka kërkuar që djalin ta marrin nga klinika dhe ta çojnë në banesë, duke u rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion por nuk ka mundur të jetojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë