Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Arlind Demushin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Hajdar Ismajlgecin në Babrru.
Avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka pasur qëllim për ta vrarë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Siç edhe kishin bërë çdo darkë së bashku ata u ulën në një lokal për të pirë, por biseda mes tyre mori tjetër rrjedhë.
Një fjalë jo etike përdorur ndaj gruas së mikut që i kishte hapur dyert e shtëpisë bëri që Arlind Demushi të humbasë arsyen dhe ta qëllojë me thikë mikun e tij Hajdar Ismailgeci duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi e pa të pa jetë e braktisi në rrugë dhe tentoi të arratisej duke u fshehur në një banesë në Durrës ku edhe u arrestua nga policia.
Kanë qenë banorët e zonës ata që sinjalizuan policinë për personin e pajetë pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e banorëve që treguan për lëvizjet e 38-vjeçarit të përgjakur nëpër lagje, çuan në identifikimin e shpejtë të tij dhe më pas vënien në pranga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



