Arsim

Ministrja Kumbaro: Të rishikohet ligji për arsimin e lartë

Nga Gazeta Si- Edhe pse ligji për arsimin e lartë është miratuar nga qeveria mes protestash dhe debatesh, 10 vite më pas po kërkohet rishikimi i tij.

Pas kryeministrit Edi Rama, është ministrja e arsimit Mirela Kumbaro e cila ka kërkuar që të rishikohet ligji për arsimin e lartë.

“Pas 2014 ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë. Diplomat të vlerësohen globalisht dhe të keni mundësi mobiliteti”, tha Kumbaro.

Më herët, Rama ka thënë se ligjit për arsimin e lartë i janë ribërë vitet për t’u riparë që, sipas tij, të kapim ritmin e ndryshimeve.

Ligji i arsimit të lartë u miratua pas muajve protesta të studentëve dhe pasi u kthye për rishqyrtim. Asokohe, debatet ishin të shumta mes ekspertëve, studentëve dhe opozitës me qeverinë që në fund e miratoi ligjin vetëm me votat e maxhorancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë