Motosport

Russell mund Verstappen dhe vendos ‘Pole’ në Singapor

Nga Gazeta Si – Britaniku i Mercedes kreu disa xhiro të shpejta në sesionin e 3 duke eklipsuar Max Verstappen dhe Oscar Piastri-n në “Singapore Grand Prix” në “Marina Bay Street Circuit”.

Pasi kryesoi sesionin e dytë ai ruajti momentumin dhe vendosi kohën 1’29″165 në xhiron e parë të sesionit të tretë.

Russell gjeti edhe 7 të mijëtat më shumë në xhiron e fundit duke e ndalur kronometrin në 1’29″158.

Pavarësisht përpjekjeve të rivalëve, britaniku i Mercedes do të niset nga vendi i parë.

Max Verstappen u vonua 0.182″ pas Russell duke plotësuar rradhën e parë.

Piastri do të niset i 3 ndjekur nga Antonelli në rradhën e dytë, përpara Lando Norris në vendin e 5.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë