Ka ndodhur

Rikthehen fadromat në Theth, do të prishen dhe 35 objekte të tjera

Nga Gazeta ‘SI’ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e sotëm fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth. Rreth 35 objekte priten që të shemben në këtë fazë.

Banorët janë njoftuar procedurialisht për prishjen e ndërtesave të tyre.

Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.

Në korrik të 2025 Kryeministri Edi Rama nëpëmjet IKMT-së urdhëroi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë