Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i shumëkërkuari Altin Hajri dhe Ahmet Masha për gjykim të shkurtuar në dosjen ku akuzohen për disa vepra penale. Seanca e radhës gjyqësore për të pandehurit do të mbahet më 20 tetor, ora 13:00.
Më 15 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve. Çyrbja akuzohet për nxjerrje të sekretit shtëtëror, krim zgjedhor dhe përkrahjen e autorit të krimit.
Sipas SPAK, ish-ligjvënësi i PS gjatë kohës që ishte edhe pjesë e komisionit të sigurisë, fshehu në shtëpinë e tij Altin Hajrin, të shpallurin në kërkim për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar 2020.
Ndërsa Çyrbja në hetimet e SPAK rezulton të ketë qenë vazhdimisht informator i grupeve kriminale sa u takon operacioneve që zhvilloheshin në Durrës.
I përfshirë në këtë skemë informimi për grupet krimnale rezulton të ketë qenë edhe Ahmet Masha, kunati i vëllait të Jurgis Çyrbjes.
Po ashtu, në dosjen hetimore ndaj ish-deputetit, përmenden edhe episode të zbardhura në SkyEcc, ku tregohej se Altin Hajri kishte ndërhyrë për futjen e Çyrbjes në listat e kandidatëve për deputet të PS në Durrës.
Të pandehurit e dosjes do të përfitojnë uljen e 1/3-ës të dënimit falë gjykimit të shkurtuar. Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar falë një operacioni në Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



