Marc Márquez fitoi kampionatin e 7 Botëror në MotoGP, duke i dhënë fund një pritjeje gjashtëvjeçare që nga titulli i fundit në vitin 2019.
Sigurimi i titullit në Japoni në garën e 17-të – kur duhen ende pesë gara për t’u zhvilluar – e bënë atë pilotin e tretë që e fiton kampionatin kaq shpejt në epokën moderne.
Që nga triumfi i tij i fundit në vitin 2019, Márquez garoi për tre skuadra dhe dy konstruktorë të ndryshëm.
Kreu pesë operacione në krahun dhe shpatullën e djathtë, dhe humbi 30 gara.
Gjatë kësaj periudhe u rrëzua 108 herë.
Rruga e rikthimit ishte e gjatë: 581 ditë ndanë fitoren e tij të fundit në vitin 2019 nga fitorja e rikthimit në Gjermani në vitin 2021.
E më pas edhe 1043 ditë të tjera derisa u ngjit sërish në majën e podiumit në Aragon në vitin 2024, periudhë gjatë së cilës pësoi dy dëmtime të tjera, kreu disa operacione shtesë dhe ndërroi skuadrën dhe konstruktorin.
Me këtë titull, Márquez bëhet piloti që priti më gjatë mes dy titujve botërorë në MotoGP – 6 vjet – duke thyer rekordin e Casey Stoner, i cili priti 4 vite mes 2007 (Ducati) dhe 2011 (Honda).
- 73 fitore në MotoGP, i dyti vetëm pas Valentino Rossit me 89.
- 541 pikë në vitin 2025, një rekord në Epokën e eventeve Sprint, kur duhen ende edhe 5 gara deri në fund.
- 10 fitore të dyfishta (Sprint + Garë) në një sezon të vetëm, rekord i ri që kalon shifrën e Francesco Bagnaia-s me 5 të tillë në vitin 2024.
Rikthimi i Márquez vulos vendin e tij si një nga më të mëdhenjtë e historisë së MotoGP – një histori që mishëron qëndrueshmërinë, rindërtimin dhe vendosmërinë e pakompromis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



