Drejtësia

Gjykata e Apelit ul me 5 vite dënimin për Francesco Becchetti-n

Gazeta Si – Apeli i Përgjithshëm i Tiranës, dënoi me 12 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Atij i ulet kështu dënimi me 5 vite, pasi në 2022, u dënua nga Gjykata e Tiranës me 17 vite burg.

Biznesmeni u shpall fajtor për 4 akuza, më e rënda ajo e pastrimit të parave. Por ai u dënua edhe për krijimin e një skemë mashtruese me tatimet, falsifikim të dokumenteve dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Treshja e gjyqtarëve që mori vendimin për këtë çështje – Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani – ndryshoi pjesërisht vendimin e mëparshëm, duke rregulluar një pjesë të dënimit, ndërsa konfirmoi pjesën tjetër.

Becchetti akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë