Mode

Shfaqja e fundit në nder të Giorgio Armanit, një koleksion i kuruar prej tij

Në oborrin e Pinacoteca di Brera është shpalosur koleksioni pranverë/verë 2026 i Giorgio Armani-t. Është koleksioni i parë pa të, pas sfilatës së Emporio Armani-t disa ditë më parë.

Cate Blanchett, muza e Armanit dhe Ambasadorja e tij globale e bukurisë, kryesoi sfilatën që për shumë njerëz, ishte kapitulli i fundit i jetës së Giorgio Armani-t.

Armani kaloi muajt e fundit duke planifikuar një festë për 50-vjetorin e markës së tij me një shfaqje në oborrin romantik të galerisë Pinacoteca di Brera në qendër të Milanos, ku sapo është hapur edhe një ekspozitë kushtuar tij. Ftesat për natën e 28 shtatorit ishin dërguar para se ai të ndahej nga jeta më herët gjatë këtij muaji.

Ky përvjetor u kthye në një lamtumirë të ndjerë për stilistin që ndryshoi botën e modës.

Në rreshtin e parë, Lauren Hutton me kostumin e bardhë ishte ulur pranë Cate Blanchett dhe Richard Gere me flokët e bardhë,.

“Duhej të isha këtu për të”, tha dizajneri Paul Smith. “Ishte një njeri brilant, por edhe shumë i thjeshtë. Herën e parë që e takova, po pastronte rrugën jashtë dyqanit të tij. Nëse mendon mirë, ai ndoshta ishte njeriu i parë që veshi bluzën nën kostum. Sot e bën këtë çdokush.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë