Nga Gazeta Si- Ka nisur sot raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike dhe private në vend.
Ata që nuk përfituan në raundin e parë, tashmë kanë edhe një mundësi të fundit për të siguruar një vend në programet e studimit që kanë ende kuota të lira.
Faza 48-orëshe e regjistrimeve kërkon që çdo maturant i shpallur fitues të paraqitet në sekretaritë mësimore të universiteteve përkatëse, në të kundërt, vendi i fituar prej tyre do të anulohet.
Nga të dhënat e deritanishme, programet e studimit si Mjekësia dhe Arkitektura, Urbanistika dhe TIK mbeten më të preferuarat e studentëve dhe kuotat e tyre janë ezauruar që në fazën e parë.
Ndërsa programet e mësuesisë vijojnë të kenë interes të ulët, ndonëse vitet e tjera ka pasur regjistrime në fazën e dytë.
Në raundin e parë janë regjistruar afërsisht 16 mijë studentë të rinj, të cilët do të nisin vitin akademik më 6 tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



