Gazeta Si – Eduart Merkaj do të jetë drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili do ta mbajë këtë detyrë pa dorëheqjes së ish-drejtorit, Florjan Sulejmani.
Më herët, Merkaj ka mbajtur postin e kreut të policisë kufitare, derisa u shkarkua në vitin 2022 nga drejtori i atëhershëm i policisë, Gledis Nano.
Merkaj ka kaluar Vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).
Ndërsa ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.
Ndërkohë, shkaqet e dorëheqjes së Florjan Sulejmanit ende nuk dihen, edhe pse ndaj tij rëndon dhe akuza e shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Beratit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



