Motosport

Bagnaia fitoi Garën – Marquez, Botërorin – Ducati fundjavën

Nga Gazeta Si – I pamëshirshëm, i patrembur, i pandalshëm. Marc Márquez rikthehet në fronin e MotoGP, duke u shpallur Kampion Bote për herë të 7 në MotoGP, të 9 në total duke llogaritur edhe sukseset në 125 dhe Moto2.

Një Botëror mes lot emocionesh pas finishit në Motegi. Spanjolli arriti legjendat Carlo Ubbiali, Mike Hailwood dhe Valentino Rossi. 

Në të njëjtën kohë merr fund një kalvar i nisur në vitin 2020 mes dëmtimeve dhe dyshimeve.

Buzëqeshi edhe Ducati, që në Japoni rigjeti versionin më të mirë të Francesco Bagnaia-s. 

Italiani fiton Garën përpara shokut të skuadrës, tashmë Kampion Bote, duke i dhënë fund një periudhe shumë të vështirë.

Në vendin e tretë u rendit Joan Mir, që i dha një arsye për të buzëqeshur Hondës në garën e shtëpisë.

Asnjë pilot nuk kishte arritur kurrë më parë të rifitonte Botërorin pas gjashtë vitesh “agjërimi”. 

Márquez nuk e kishte fituar një titull botëror që prej vitit 2019. Në atë kohë spanjolli dukej i pandalshëm.

Gjashtë tituj në shtatë sezone të MotoGP, me perlën e triumfit që nga debutimi në vitin 2013.

Më pas erdhi thyerja e krahut të djathtë gjatë garës së parë të Botërorit 2020, në Jerez, e ndjekur nga katër operacione për të rikthyer funksionalitetin e plotë të krahut.

Márquez zgjodhi Ducati për t’u rikthyer në majë. Pas vitit 2024 të kaluar te Gresini, erdhi rikthimi në majë. Një rilindje sportive e pabesueshme.

– Klasifikimi në Garën e Japonisë
1.Francesco Bagnaia (Ita/Ducati) 42’09”312
2.Marc Marquez (Spa/Ducati) +4”196
3.Joan Mir (Spa/Honda) +6”858
4.Marco Bezzecchi (Ita/Aprilia) +10”128
5.Franco Morbidelli (Ita/VR46 Ducati) +10”421
6.Alex Marquez (Spa/Gresini Ducati) +14”544
7.Raul Fernandez (Spa/Trackhouse Aprilia) +17”588
8.Fabio Quartararo (Fra/Yamaha) +21”160
9.Johann Zarco (Fra/Lcr Honda) +21”733
10.Fermin Aldeguer (Spa/Gresini Ducati) +23”107
11.Enea Bastianini (Spa/Tech3 Ktm) +23”616
12.Brad Binder (Saf/Ktm) +23”882
13.Fabio Di Giannantonio (Ita/VR46 Ducati) +29”359
14.Miguel Oliveira (Por/Pramac Yamaha) +30”788
15.Somkiat Chantra (Tha/Lcr Honda) +30”990

– Klasifikikimi i Përgjithshëm
1.Marc Marquez (Spa/Ducati) 541 pikë

2.Alex Marquez (Spa/Gresini Ducati) 340
3.Francesco Bagnaia (Ita/Ducati) 274
4.Marco Bezzecchi (Ita/Aprilia) 242
5.Franco Morbidelli (Ita/VR46 Ducati) 196
6.Pedro Acosta (Spa/Ktm) 195
7.Fabio Di Giannantonio (Ita/VR46 Ducati) 182


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë