Drejtësia

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg ekzekutorin! Arrest shtëpie për Samet Lokun

Nga Gazeta Si- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg 31-vjeçarin Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasësi i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

Referuar hetimeve të SPAK, Sabah Nuzi u pagua 50 mijë euro nga porositësi Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri. Ky i fundit dyshohet se urdhëroi vrasjen e 22-vjeçarit si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj familjes Lleshi për vrasjes e të vëllait Agim Hoxha në Angli në vitin 2012 nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.

Ndërkohë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për Samet Lokun, i arrestuar po ditën e djeshme. Loku nuk akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit, por si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë