Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Tiranës, Elira Gogo, e cila akuzohet se ka favorizuar ndërtimet jashtë lejeve duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit nga shmangia e taksave.
Ndaj Gogos rëndojnë dy akuza, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Në gjyq është dërguar edhe ndërtuesi Sh.B, me akuzën e ndërtimit të paligjshëm dhe mashtrimit.
Sipas organit të akuzës, hetimet zbuluan se në rrugën e “Bogdanëve” është ndërtuar jashtë lejes së dhënë një sipërfaqe prej 2240 m², ndryshe nga sa ishte deklaruar zyrtarisht me dokumente të falsifikuara si vetëm 80.5 m².
Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Gogo akuzohet se ka firmosur dokumente pa kryer matje në terren, duke raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale, ndërsa Sh.B. ka ndërtuar në kundërshtim me lejen, për qëllim fitimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



