Gazeta Si – Prokuroria e Korçës sekuestroi pasuritë e Endri Buliçkas dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për hotele, prona dhe automjete të ndryshme.
Pas një hetimi të thelluar disavjeçar organi i akuzës së qytetit juglindor, thotë se ekziston dyshimi i bazuar në prova, se të ardhurat janë të realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë, ku Endri Buliçka ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se Buliçka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec, por nga verifikimet e kryera, ai nuk është i punësuar fare në këtë subjekt dhe regjistrimi është fiktiv.
Po kështu, nëna e tij, Edlira Buliçka ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresën e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
Pasuritë e sekuestruara
– Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
– Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
– Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
– Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
– Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv.
Automjete të sekuestruara
• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie WF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



