Drejtësia

Debate mes dy të penduarve Dumani-Alibej në gjyqin e ‘Plumbit të Artë’

Gazeta Si – Debate në seancën gjyqësore të dosjes “Plumbi i artë” mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Ky i fundit, duke iu përgjigjur pyetjeve që i bëhen nga avokatët, ka rrëfyer për takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin.

Mes të tjerash, Alibej tregoi detaje mbi “masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018, ku mes 3 personave mbeti i vrarë edhe vëllai i tij, Endrit Alibej.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej. “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”, tha Dumani.

Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd, ku të kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë