Gazeta Si – Xhevahir Veizi, 67-vjeç u dënua më 25 vjet burg këtë të hënë nga Gjykata e Fierit, për përdhunimin e një vajze të mitur.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xh.V. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal”, njofton gjykata.
Organi i akuzës kishte provuar se Veizi, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ata kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Veizi, i cili u arrestua në flagrancë nga policia janarin e vitit 2023, u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



