Drejtësia

Lamallari: Mbyllja e Kodit Penal dhe Civil, prioritet kryesor

Nga Gazeta ‘SI’- Besfort Lamallari ka folur për herë të parë si ministër i Drejtësisë, ku tha se marrja e angazhimeve kundrejt Bashkimit Europian, do të jenë detyrat kryesore të tij si Ministër i Drejtësisë.

Gjithashtu, tregoi edhe dy prioritetet e tij:

“Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e Reformës në Drejtësi dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal dhe Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do t’i shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient dhe llogaridhënës.

Gjithashtu, një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejt Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës”, shtoi ministri i ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë