Motosport

Fakte dhe statistika përpara ‘Çmimit të Madh të Azerbajxhanit’

Nga Gazeta Si – Pilotët dhe skuadrat e Formula 1 mbërritën në “Baku City Circuit” për  “Azerbaijan Grand Prix” që do të zhvillohet këtë fundjavë si raundi i 17 në kalendar.

Provat e para dhe të dyta të Lira u zhvilluan sot nën dominimin e Norris dhe Hamilton përkatësisht.

Sesioni i 3 (10:30) i tyre dhe Provat Zyrtare (14:00) do të zhvillohen të shtunën. Ndërsa Gara të dielën në orën 13:00.

  • Gara e 1-rë – 2017 (2016 si “European Grand Prix”)
  • Distanca e pistës – 6.003km
  • Xhiro më e shpejtë – 1’43”009, Charles Leclerc, Ferrari, 2019
  • Më shumë “pole positions” – Charles Leclerc (4)
  • Më shumë fitore – Sergio Perez (2)
  • Distanca deri në kthesën e 1-rë – 141 metra (më e shkurtra në kalendar)
  • Parakalime të kompletuara në 2024 – 66
  • Probabiliteti për “Safety Car” – 57%
  • Probabiliteti për “Safety Car” Virtuale – 43%
  • Koha e humbur në “Pit stop” – 19.7 sekonda (përfshi qëndrimin 2.5”)
Charles Leclerc (Ferrari)

Kuriozitet – Në sektorin më të ngushtë (mes kthesave 8/9 në kompleksin e Qytetit të vjetër), cirkuiti është vetëm 7.6 metra i gjerë.

“Pole position” në “Azerbaijan GP”

  • 2024 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2023 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2022 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2021 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)

Fitues në “Azerbaijan GP”

  • 2024 – Oscar Piastri (McLaren)
  • 2023 – Sergio Perez (Red Bull)
  • 2022 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2021 – Sergio Perez (Red Bull)
  • 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë