Ngjarje

15-vjeçarja abuzohet seksualisht nga i dashuri i nënës, 37-vjeçari e pranon! Partnerja e tij fajëson të bijën

Nga Gazeta Si- Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare.

Policia njofton se B.B., banues në Elbasan është ndaluar për veprën penale “Marrëdhënie me dhunë me të mitura”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Autori i dyshuar e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën por thotë se kjo ka ndodhur me dëshirën e saj.

Nga ana tjetër, çka e bën dhe më tragjike ngjarjen është deklarata e mamasë së vajzës.

Ajo i ka dal në mbrojtje partnerit të saj, dhe ka akuzuar vajzën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë