Drejtësia

Fier, 10 zyrtarë të Transportit Rrugor akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit ka kërkuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 10 zyrtarët e të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Sipas njoftimit, A.M., S.K., M.G., E.S., J.V., L.M., dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, dyshohet në cilësinë e specialistëve të kontrollit teknik, të kenë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete të ndryshme, pavarësisht defekteve teknike.

Gjithashtu nga hetimet ka të dhëna se personat nën hetim, D.H., dhe J.Q., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë ryshfet prej 2000 lekësh punonjësve të tjerë të DRSHTRR në Fier, për t’i kaluar kontrollin teknik automjetit të J. , gjithashtu nën hetim.

Prokuroria ka dyshime se zyrtari D. N., nën hetim, gjatë një bisede telefonike me zyrtarin tjetër nën hetim J. V., i ka ofruar ktij të fundit përfitim monetar të pacaktuar në vlerë, për t’i kaluar kontrollin teknik një automjeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë