Nga Gazeta Si – Max Verstappen ishte në formën më të mirë që u shoqërua me thyerjen e rekordit në fitoren e “Italian Grand Prix”.
Por kush u largua i kënaqur dhe kush i zhgënjyer nga Monza? Max Verstappen dhe Red Bull shkaktuan një surprizë me formën sensacionale në “Tempullin e Shpejtësisë”.
Ndërsa ata festonin, kishte të tjerë që ndjenin frustim, irritim e dhimbje për atë çka morën nga pista.
Në vazhdim gjeni Fituesit dhe Humbësit në Monza…
– Fituesit
Max Verstappen – 4 herë Kampioni në fuqi mund të mos e fitojë titullin e 5 këtë sezon – por ai iu kujtoi të gjithëve talentin e padiskutueshëm me fitoren e nisur nga “pole position”, përfshi xhiron më të shpejtë në historinë e F1.
Lando Norris – Një start i mirë dhe një parakalim i Verstappen id ha kryesimin Lando Norris, në kohën që Oscar Piastri zbriti në vendin e 4. Në fund ishte në gjëndje të reduktonte me 13 pikë diferencën me australianin.
Alex Albon – konfirmon se është në sezonin e tij më të mirë. Piloti tailandez bëri një paraqitje impresive falë strategjisë së ndryshme që e shpërbleu me vendin e 7 në zonën e pikëve.

Gabriel Bortoleto – Forma e jashtëzakonshme e brazilianit vazhdoi edhe në Monza ku Sauber pati startin më të mirë sezonal.
Isack Hadjar – u irritua nga eleminimi në sesionin e parë që e kushtëzoi me nisjen nga “pit lane” pas ndërhyrjes në motor. Por falë një strategjie perfekte ja doli të rrëmbente pikën e fundit në dispozicion.
Ferrari – Si në çdo garë në Monza, Ferrari u ndje mirë nga pritja e vendasve gjatë tërë fundjavës. Grupi besnik “The Tifosi” përshëndesnin Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc sa herë që kalonin përpara tyre.
– Humbësit
Nico Hulkenberg – Gjermani u mund nga debutuesi Gabriel Bortoleto për të 6 garë rradhazi por vendi i 12 në përfundim të garës i jep atij shpresë për të qënë ende në garë për pikë.
Oscar Piastri – ishte disi më mbrapa larg Norris gjatë tërë fundjavës. Shto këtu edhe urdhërin e skuadrës për ti lënë vendin e 2 shokut të tij, ai e ndjen më pranë atë në Klasifikimin e përgjithshëm.

Carlos Sainz – Ndërsa një Williams shkëlqeu, tjetri ishte mes dhimbjesh pasi sezoni i vështirë i Carlos Sainz vazhdoi edhe në Monza.
Mercedes – I pafuqishëm, kështu mund të përkufizohet Mercedes në fundjavën italiane gjatë së cilës humbi më shumë terren ndaj Ferrari-t në garën për vendin e 2 në Klasifikimin e konstruktorëve.
Aston Martin – priste që Monza të ishte sfiduese por dy herë Kampioni Fernando Alonso ja doli të kualifikohej në vendin e 8. Por një problem në amortizatorë e detyroi të tërhiqej nga Gara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



