Nga Gazeta ‘SI’ – 18% e shtatzënive gjatë vitit të shkuar në Shqipëri, rezultuan në aborte.
INSTAT raporton se në 2024-n janë regjistruar 4.192 aborte, ose 5.5 për çdo lindje.
Ndonëse në numrin total, ka një rënie të lehtë të aborteve si pasojë e rënies së numrit të shtatzënive në tërësi, ka një rritje shqetësuese të aborteve në mosha të reja.
Vajzat e moshës 18-vjeçare kanë shënuar normën më të lartë të aborteve, 179 aborte për 1.000 lindje. Në vitin 2022, kjo vlerë ishte 119 lindje për 1.000 lindje.
Sipas INSTAT, raporti gjinor në lindje rezultoi 108 djem për 100 vajza, mbi mesataren natyrore prej 105.
Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



