Nga Gazeta Si – Piloti i Aprilia-s triumfoi përpara Alex Marquez dhe Di Giannantonio-s. Sprint-i në San Marino këtë herë nuk ishte një llogari mes vëllezërve Marquez.
Në Misano festoon Marco Bezzecchi. Pasi vendosi “pole position” në cirkuitin që mban emrin e Marco Simoncelli-t, arriti fitoren e parë të sezonit.
Mes vëllezërve fitoi Alex, përpara Fabio Di Giannantonio-s. Zhgënjeu Marc: Leader-i i klasifikimit të pilorëve u rrëzua kur ishte në kryesim.
Për tu harruar dita e Lenovo Ducati-t që u kompletua nga vendi i 13 i Francesco Bagnaia-s. Më herët Misano pa heroin e shtëpisë në “pole position”, sërish falë Marco Bezzecchi-t (Aprilia Racing).
Italiani vendosi kohën 1’30”134 në xhiron e parafundit duke lënë pas Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) me vetëm 0.088”.
Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) dhe kryesuesi i klasifikimit, Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) plotësojnë kuartetin e parë.
Morbidelli do të niset nga vendi 5 përpara Luca Marini (Honda HRC Castrol) në të 6 – rezultati më i mirë personal në Provat Zyrtre me HRC.
Di Giannantonio ndjek në rradhën e 3 dhe në vendin e 7 përpara Bagnaia-s dhe Acosta-s. Aldeguer vetëm 0.4” nga “pole” nuk u rendit më mirë se vendi i 10. Ndërsa Martin e ndjek nga pozicioni i 11.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



