Nga Gazeta Si – Në një garë të përshkuar nga strategji divergjente, i nisur nga “pole position”, Denny Hamlin arriti fitoren e 5 të sezonit duke avancuar në raundin e 12 të “NASCAR Cup Series Playoffs”.
Duke e mbyllur garën me një diferencë prej 1.62” përpara Chase Briscoe (Joe Gibbs Racing) në praninë e tribunave të ezauruara, Hamlin triumfoi në “Enjoy Illinois 300” që u zhvillua në “World Wide Technology Raceway”.
Kjo ishte fitorja e parë në pistën e gjatë 1.25 milje dhe e 59 në karrierë për vendin e 11 të të gjitha kohërave, 1 shkallë më poshtë se Kevin Harvick në vendin e 10.
Hamlin gjithashtu arriti fitoren e 200 për Toyota-n. Gara e dytë në playoff-in e këtij sezoni ishte një ndarje e dukshme mes 12 pilotëve të parë në klasifikim dhe atyre 4 ndjekësve nën linjën e eleminimit.
Austin Cindric e mbylli në vendin e 19 duke ruajtur pozicionin 12 në playoff, 11 pikë përpara Austin Dillon (i 13).
Katër herë fituesi Shane van Gisbergen u rendit në vendin e 25 duke qënë 15 pikë poshtë linjës së eleminimit.

Alex Bowman (i 26) mbeti 35 pikë pas Cindric ndërsa një incident i hershëm në garë i kushtoi 45 pikë Josh Berry që tani duhet të fitojë patjetër mbrëmjen e të shtunës në “Bristol Motor Speedway”.
Bubba Wallace e mbylli garën në vendin e 8. Chase Elliott, Ryan Blaney dhe Joey Logano u renditën në vendet 3-4 dhe 5.
“Hendrick Motorsports” dhe “Team Penske” u rikthyen në rezultatet pozitive pas performancës zhgënjyese në Darlington.
Christopher Bell ruajti vazhdimësinë e “top 10” duke e mbyllur garën në vendin e 7, duke u larguar nga St. Louis me 32 pikë mbi linjën e eleminimit.
Kyle Larson dhe William Byron (Hendrick Motorsports) zunë vendet 11 dhe 12, respektivisht duke mbajtur vendet 3 dhe 6 në klasifikimin e playoff.
“Cup Series” spostohet në “Bristol Motor Speedway”, atje ku 4 pilotë do të eleminohen nga faza e playoff në përfundim të garës prej 500 xhirosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



