Motosport

Fakte dhe statistika nga Monza 2025

Nga Gazeta Si – “Italian Grand Prix “ në Monza rezervoi jo vetëm një garë të paharrueshme por ishte gjithashtu një thesar kuriozitetesh dhe statistikash gjithashtu.

Monza quhet “Tempulli i Shpejtësisë” dhe Max Verstappen tregoi se pse kishte ruajtur për “Italian Grand Prix”, fitoren me shpejtësinë maksimale në histori…

– Kjo ishte Gara më e shpejtë në historinë e F1, të cilën Verstappen e fitoi me shpejtësinë mesatare prej 250.706 km/h ose 155.791 mph.

– Koha e zhvillimit të garës ishte 1h13’24”325.

– Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga Michael Schumacher në bordin e Ferrari-t në vitin 2003 (1h14’19”838, 247.585 km/h, 153.842 mph).

– Kjo ishte vetëm hera e dytë që rekordi për Garën më të shpejtë thyhet në 54 vitet e fundit.

– Verstappen arriti fitoren e dytë këtë sezon në Itali.

– Ishte fitorja e 3 sezonale dhe e 66 në karrierë.

– Ishte fitorja e 3 në 4 vitet e fundit për Verstappen në Monza.

– Verstappen është piloti i parë prej vitit 2019, që niset nga “pole position” dhe fiton në Monza.

– McLaren dhe Lando Norris u renditën të 2 duke përsëritur të njëjtin rezultat pas fitoreve të Verstappen në 2025.

– Ishte gara e 7 që ai renditet i dyti (ka 5 fitore).

– Norris e reduktoi diferencën në Klasifikimin e përgjithshëm në 31 pikë pas Oscar Piastri-t.

– Vendi i 3 i Piastri-t ishte rezultati më i dobët që nga Kanadaja, 6 gara më parë.

– Ishte gara e 34 rradhazi që Piastri hyri në zonën e pikëve – seria e 3 më e gjatë në histori pas Verstappen (43) dhe Lewis Hamilton (48).

– “Top3” të parët e përfunduan garën ashtu si e nisën. Për të parën herë nga viti 2010 në Monza.

– Charles Leclerc e renditi Ferrari-n për të 5 sezon rradhazi në vendin e 4.

– Leclerc është piloti i klasifikuar më mirë pas asnjë fitore këtë sezon (i 5).

– Me George Russell në vendin e 5, Mercedes përsëriti për të 3 sezon rradhazi këtë rezultat në Monza.

– Lewis Hamilton në vendin e 6 ishte rezultati më i dobët i Ferrari-t në Monza që prej vitit 2021 (Carlos Sainz, 6).

– Alex Albon u rendit në vendin e 7 duke marrë pikë në Monza në çdo garë për Williams.

– Albon kaloi Kimi Antonelli-n (Mercedes) në Klasifikimin e përgjithshëm, tani është në vendin e 7.

– Williams ka 86 pikë këtë sezon (morën 84 në 7 vitet e fundit sëbashku).

– Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto e mbyllën garën në vendin e 8, duke marrë 4 pikë për garën e 6 rradhazi.

– Ky ishte rezultati më i mirë për Sauber në Monza gjatë Epokës hibride.

– Antonelli në vendin e 9 për Mercedes ishte rezultati më i mirë pas podiumit në Kanada, 6 gara të shkuara.

– Me vendin e 10, Isack Hadjar mori pikën e parë në Monza prej vitit 2022 për “Racing Bulls”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë