Nga Gazeta Si – Nisje e çmendur që i la vëndin rrëmujës së McLaren: Verstappen falenderon dhe fiton në Monza.
Pas tij Norris-Piastri, Leclerc në vendin e 4. Xhirot e para në “Tempullin e Shpejtësisë” u zhvilluan në limitet e rregullores.
Në përfundim të garës, skuadra “papaya” gabon në box-e duke favorizuar Max, ndërsa Oscar i ktheu vendin e dytë Lando-s.
Hamilton e mbylli në vendin e 6 përpara Antonelli-t në të 8-in. Kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen fitoi “Italian GP” në Monza, suksesi i 3 sezonal dhe i 66 në karrierë.

I nisur nga “pole position”, holandezi e mbylli i pari pas një dueli të gjatë me rivalët e McLaren.
Ai përfitoi nga gabimi në ndërrimin e gomave nga McLaren në makinën e Lando Norris, i cili e mbylli përpara shokut të skuadrës dhe kryesuesit të klasifikimit, Oscar Piastri.
Ndoshta Lando nuk do të mund t’ia rrëmbente fitoren Verstappen por një problem mekanik bëri që ai të humbiste disa të dhjetat dhe vendin e dytë, të cilin, Piastri ia ktheu sërish.
Jashtë podiumit mbeti Charles Leclerc me Ferrari-n, të ndjekur nga Mercedes dhe George Russell dhe Leëis Hamilton. Në vendin e 8, Mercedes i dytë me Kimi Antonelli-n.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



