Nga Gazeta Si – Dhimbje koke të shtunën, ngazëllim të dielën. Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) largo demonët e Sprint-it duke sfiduar Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) për 25 pikët e shtëpisë.
Seria e fitoreve rradhazi për #93 përfundoi në “Monster Energy Grand Prix” të Katalonjës.
Ishte një vend i dytë i vështirë për kryesuesin e kampionatit që e shtyn garën për titull minimalisht deri në “Japanese GP”.
Pas vëllezërve të suksesshëm, në vendin e 3 mbërriti Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3) që mori pikë në debutim me KTM.
Acosta u shfaq dominues në pjesën e dytë të garës por nuk u ngjit më shumë se vendi i 4, përpara Quartararo-s në të 5.
Ogura bëri disa xhiro tuë shpejta që e ndihmuan të mbyllte garën i 6, për të parën herë pas Tailandës.

Kthimi i Bagnaia-s u ndal në vendin e 7, ndoshta jo rezultati i pritshëm por shumë i mirë për aty nga ku u nis.
Paraqitja e Marini-t ishte për tu vlerësuar dhe vendi i 8 tregon se HRC është në rrugën e duhur.
Miguel Oliveira (Prima Pramac Yamaha MotoGP) i dha Yamaha-s një tjetër vend në “top 10” përpara Kampionit të Botës, Jorge Martin (Aprilia Racing).
Ndërsa Raul Fernandez (Trackhouse MotoGP Team), Joan Mir (Honda HRC Castrol), Maverick Viñales (Red Bull KTM Tech3), Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP) dhe Fermin Aldeguer (BK8 Gresini Racing MotoGP) morën të paktën një pikë në Barcelonë.
Sa më lart, Marc Marquez nuk e fiton dot titullin matematikisht në Misano. Një tjetër mundësi për të parë një duel spektakolar deri në Japoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



