Nga Gazeta Si – “Leader”-i i Klasifikimit të pilotëve triumfon sërish, i ndihmuar edhe nga gabimi i të vëllait. Në podium edhe Quartararo me Di Giannantonio-n.
Nisur edhe nga superioriteti i deritanishëm, Marc Marquez nuk ka nevojë për dhurata në pistë.
Por në një vit të tillë si 2025, mund të ndodhë që Kampioni i Ducati-t të fitojë edhe kur nuk është më i shpejti.
Pikërisht në Montmelò gjatë Sprint-it: vëllai Alex, rrëzohet 4 xhiro nga fundi kur po i drejtohej fitores.
Mjaftueshëm që Marc të arrinte suksesin e 14 në distancën e shkurtër të Botërorit.
I dyti Fabio Quartararo (Yamaha), përpara Fabio Di Giannantonio-s. Tani janë 187 pikët që ndaj Marc dhe Alex.
Vazhdon kriza e Francesco Bagnaia-s, vetëm i 14 dhe jashtë zonës së pikëve.
Në fund festoi Ducati që triumfi në Sprint i dhuroi skuadrës italiane edhe matematikisht, titullin e Konstruktorëve.

Ndërkohë më herët Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) siguroi “pole position” në “Monster Energy Grand Prix” në Katalonnjë me një kohë rekord në historinë e eventit.
Numri #73 e ndali kronometrin në 1’37”536, mjaftueshëm për të mundur Fabio Quartararo-n (Monster Energy Yamaha MotoGP).
Paraqitje surprizuese e numrit #20, që ndiqet nga Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) në vendin e 3 pas dy motorrëve blu duke plotësuar rradhën e parë në Barcelonë.
Morbidelli niset nga rradha e 2 përpara Acosta-s dhe Di Giannantonio-s.
Zarco u skualifikua nga vendi i 5 në të dhe në rradhën e 3 atij i bashkohen Ogura (Aprilia) dhe Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3).
Luca Marini (Honda HRC Castrol) u kualifikua në vendin e 10 përpara Brad Binder (Red Bull KTM Factory Racing) dhe Marco Bezzecchi-t (Aprilia Racing).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



