Nga Gazeta ‘SI’ – Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka dhënë një intervistë ku tregon “të vërtetat” e vëllezërve Dumani.
Fitimi, i sapodalë nga qelia, përballë gazetarit nga Kosova Flamur Vezaj tregon ndër të tjera se i shumëkërkuarai Talo Çela nuk është më gjallë. Ai është vrarë në një restorant në Elbasan, nga vëllezërit Çopja, thotë i vogli nga tre vëllezërit Dumani.
”Ata e vranë Talo Çelën duke ngrënë bukë, pasi nuk vrau vëllain tim dhe nga frika se mos fliste nëse kapet nga policia. Eshtë vrarë në Elbasan. E kanë vrarë në restorantin e vellezërve Çopja prapa kokës me tek plumb. Ruheshin që ai të mos fliste se ishte i fundit. Që të humbnin gjurmët e të mos dilnin në skenë. Ata mendonin se vëllai im nuk do flasë. Talon e hoqën nga puna. I dhanë dhuratën e fundit, demek merr hakun e vrite. Ai nuk e mori dhe normalisht e priste fundi”, tha Dumani.
Në intervistë, Fitimi paralajmëron se vëllai i tij nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë me dëshmitë, duke sjellë arrestime të shumta në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



