Nga Gazeta ‘SI’ – Pas pjeshkëve e domateve, Europa ka ndaluar edhe specat shqiptarë.
Sllovenia ka njoftuar se ka tërhequr nga tregu specat e kuq të marrë në Shqipëri, pasi kanë rezultuar me prani të tepërt të pesticideve acetamiprid, formetanat dhe flonikamid.
Produkti i tërhequr ka serinë LOT:3505 dhe është furnizuar gjatë periudhës 24 gusht-4 shtator 2025. Produktet ishin paketuar në kuti kartoni primare dhe PVC sekondar.
Kompania Geaprodukt, që ka importuar specat nga Shqipëria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka kërkuar nga klientët që ta kthejnë produktin në vendin e blerjes, ose në rast se kjo nuk është e mundur, ta asgjësojnë vetë me kujdes.
Po ashtu, kompania ka paralajmëruar konsumatorët që mund të kenë konsumuar ose pasur kontakt me specat, të lajnë mirë duart dhe nëse ndiejnë probleme me tretjen apo të përziera, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Disa ditë më parë u bllokua gjithashtu një sasi prej 5.562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të nivelit të lartë të nikelit, përtej normave të lejuara nga BE.
Rasti është raportuar më 22 gusht 2025 nëpërmjet Sistemit të Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF), i cili njoftoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



