Nga Gazeta Si – “Dutch Grand Prix” ishte e mbushur me incidente nga fillimi deri në fund dhe ai që festoi më shumë në përfundim ishte piloti i McLaren, Oscar Piastri. Fitorja e australianit gjeneroi statistika të shumta dhe Zandvoort theu disa rekorde të tjera…
* Kjo ishte fitorja e 9 në karrierën e Piastri-t që barazoi sukseset e menaxherit të tij, Mark Webber.
* Për të parën herë Piastri u ngjit në podium në Zandvoort.
* Piastri vendosi “pole position”, fitoi garën, vendosi xhiron më të shpejtë dhe kryesoi çdo xhiro. Duke e shndërruar në të parin “Grand Slam” për McLaren që prej Mika Hakkinen në “1998 Monaco Grand Prix”.
* Piastri është australiani i parë pas Jack Brabham që realizon një “Grand Slam” (Belgjikë 1960, Britani e Madhe 1966).
* Piastri kryesoi nga fillimi deri në fund për të parën herë në karrierë duke rritur diferencën në klasifikimin e përgjithshëm në 34 pikë.
* Max Verstappen në vendin e dytë i dha fund serisë më të gjatë pa podium për Red Bull, prej viteve 2017/2018 (4 gara).
* Verstappen nuk është renditur asnjëherë më poshtë se vendi i 2 në garën e shtëpisë.
* Debutuesi i Racing Bulls, Isack Hadjar u rendit në vendin e 3 duke u bërë i 5 pilot më i ri pas Verstappen, Lance Stroll, Kimi Antonelli dhe Lando Norris.
* 20 vjeçari Hadjar, është francezi më i ri që ngjitet në podium (përpara tij ishte Pierre Gasly, 23 vjeç në vitin 2019).
* Ishte podiumi i 6 për Racing Bulls në historinë e skuadrës nga Faenza (0 podiume si Minardi, 3 si Toro Rosso, 2 AlphaTauri, 1 si Racing Bulls).
* Hadjar barazoi rezultatin më të mirë debutues të sezonit (Antonelli në vendin e 3 në Kanada).

* Vendi i 4 nga George Russell ishte rezultati më i mirë për Mercedes në Zandvoort prej vitit 2022.
* Alex Albon në vendin e 5 për Williams në Zandvoort barazoi rezultatin e Keke Rosberg dhe Derek Daly në vitin 1982.
* Ishin 10 pikët e para në një garë për Albon (më shumë në një sezon që nga dita e parë te Williams).
* Oliver Bearman në vendin e 6 arriti rezultatin më të mirë për pilotin e Haas që u nis nga “pit lane”.
* Me Esteban Ocon në vendin e 10, të dy makinat e Haas u futën në zonën e pikëve për të 3 garë këtë sezon.
* Lance Stroll u nis nga vendi i 19 dhe e mbylli garën në vendin e 7 për Aston Martin.
* Stroll kaloi Fernando Alonso-n dhe tani ka 32 pikë ndaj 30 të spanjollit në klasifikimin e pilotëve.
* Alonso në vendin e 8 duke marrë pike në 6 nga 7 garat e fundit.
* Red Bull dhe Yuki Tsunoda u renditën në vendin e 9 duke mbyllur një seri prej 7 garash pa pikë.
* Ishin pikët e para që Tsunoda fitonte në Zandvoort.

* Liam Lawson e mbylli garën në vendin e 12 për Racing Bulls duke qënë makina e vetme Red Bull që nuk mori pikë.
* Mercedes dhe Kimi Antonelli e mbyllën garën në vendin e 6 por zbritën në vendin e 16 pas 15 sekondave penalitet për incidentin me Ferrari-n e Leclerc.
* Në vendin e 17 për Alpine, Pierre Gasly ishte i fundit për të dytën garë rradhazi.
* Lando Norris nuk përfundoi të parën garë për difekt teknik pas Brazilit në vitin 2022.
* Ferrari kishte përfunduar cdo garë këtë sezon deri në tërheqjen e dy makinave të saj në Zandvoort.
* Lewis Hamilton nuk ka marroë asnjë pikë në dy “Grands Prix” e fundit.
* Hamilton nuk përfundoi të praën garë për Ferrari-n.
* Britaniku u përplas me barrierat mbrojtëse – ai ka patur një garë të tillë në secilin nga 5 sezonet e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



