Ngjarje

Kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli, AKU: Pjeshkët janë asgjësuar! (Nuk përmend domatet)

Nga Gazeta Si- Siç ndodh prej kohësh, pas publikimit të lajmit se Kroacia ka kthyer në Shqipëri tonelata pjeshkë dhe domate, ka ardhur edhe reagimi, i vonuar dhe jo i plotë, i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Sipas AKU-së, pas njoftimit nga shteti kroat për prani të Nikelit mbi normën e lejuar në pjeshkë, u krye inspektim në subjektin eksportues në Fier, ku rezultoi se nuk kishte më produkt në gjendje.

Sipas AKU, rezultoi se produkti ishte dërguar i gjithi për eksport dhe se nuk ishte shpërndarë në tregun vendas.

AKU thotë se sasia prej 5562 kg që u dërguan drejt Kroacisë është asgjësuar.

Rasti në Kroaci u zbulua më 21 gusht nga autoritetet e Bashkimit Evropian për Sigurinë Ushqimore gjatë kontrollit në kufirin e këtij vendi.

Por në njoftim nuk përmendet rasti i tonelatave me domate nga Shqipëria që u zbuluan në Kroaci në fund të gushtit. Domatet kishin përmbajtje të insekticideve 5 herë më shumë mbi normat e lejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë