Nga Gazeta ‘Si’- Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar për të drejtuar seancën paraprake në çështjen penale ndaj Ilir Metës, dosje që kaloi në GJKKO më 29 gusht.
SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik dhe më pas ia kaloi gjykatës dosjen për shqyrtim. Çështja përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimet pasurore.
Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi përballet me akuza për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë dosje përfshihet edhe Pirro Xhixho, i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim.
Po ashtu, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash. Gjyqtarja Gjoka ka shqyrtuar më parë edhe dosjen “Partizani”, ku dha masa sigurie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Më 8 shtator, në orën 10:00, në Apelin e Posaçëm do të shqyrtohet kërkesa e Metës për të fituar lirinë. ka drejtuar më parë seanca të profilit të lartë, përfshirë çështjen “Partizani”, e cila tërhoqi vëmendje të madhe publike dhe politike.
Gjoka, ka qenë vazhdimisht e akuzuar nga kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa së fundmi ai ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



