Mode

Krijohet parfumi që ka aromën e një foshnje të porsalindur

Njerëzit në mbarë botën duket se kanë rënë dakord universalisht për disa aroma që pëlqehen nga shumica e njerëzve, nëse jo nga të gjithë. Era e bukës së sapopjekur, era pasi bie shi ose era e drurit të djegur, për të përmendur vetëm disa. Ndoshta një nga aromat më të vlerësuara universalisht është ajo e një foshnje të porsalindur, kështu që studiuesit në Universitetin e Kobe-s, Japoni nisën të kuptonin se si ta mbushnin me shishe këtë aromë të dashur.

Një kompani startup në Japoni ka krijuar një parfum shumë të veçantë: ai rikrijon aromën e një foshnje të porsalindur.

Parfumi quhet Poupon Pure dhe u lançua më 15 qershor.

Sipas kompanisë Scent Fest Co., janë dashur plot 6 vite kërkime për të arritur këtë aromë të ëmbël, që shumicës së njerëzve u duket e ngrohtë dhe e qetësuese.

Në bashkëpunim me mjekë nga spitali i lidhur me Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Hamamatsu, si dhe me gra shtatzëna dhe pas lindjes, studiuesit mblodhën mostra aromash nga kokat e rreth 20 foshnjave të porsalindura, nga të cilat identifikuan 37 përbërës aromash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë