Drejtësia

Ndërtoi pa leje resortin te Kepi i Rodonit, lihet në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili

Është lënë në burg ish-kreu i IMT në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi pa leje një resort te Kepi i Rodonit, gjatë kohës që ishte në detyrë.

Resorti i ish-kreut të IMT në Durrës, Ardian Halili, u shemb pasditen e se premtes me shpërthim të kontrolluar.

Nga verifikimet rezultoi se “Saint Michelle Residence” u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë.

Ndërtimi kishte nisur në vitin 2018, gjatë kohës kur Ardian Halili drejtonte IMT-në e Durrësit, funksion që e mbajti deri në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë