Drejtësia

Lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pas pak më shumë se dy vitesh izolimi pas dënimeve të dhëna nga GJKKO.

Më 22 korrik, Goro u dënua edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vjet e 20 ditë burg, pasi ishte shpallur fajtor për “shpërdorim detyre” gjatë procedurës së trajtimit të dy pronave mbi të cilat u bë një investim strategjik nga ish deputeti, Artan Gaçi, si edhe për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, për një apartament në emër të një biznesmeni, por që ishte pasuri e fshehur e zyrtarit vendor.

Në të njëjtin vendim, Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë në lidhje me këtë apartamentin 81 m2 në Tiranë, duke vendosur konfiskimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë