Muzike

Ermonela Jaho rikthehet në skenën e TKOBAP me ‘Kur ndjenjat marrin zë’

Nga Gazeta “SI”– Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor më 17 shtator, ora 20:00, për të dhuruar një mbrëmje të paharrueshme për publikun shqiptar.

Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Katania, Jaho do të shoqërohet nga kori dhe orkestra e TKOBAP-së me dirigjent Dritan Lumshi, në një udhëtim të rrallë muzikor.

Programi përfshin kryevepra të autorëve të mëdhenj si Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini e Cilea. Ky koncert, i titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”, shënon edhe rikthimin e artistes Jaho në vendlindje, një vit pas koncertit të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë