Drejtësia

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se pozita e tij është rënduar me marrjen zyrtarisht të pandehur dhe se ekziston rreziku se ai mund të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët.

Në kërkesën e depozituar nga mbrojtja e ish-presidentit thuhet se rreziku i prishjes së provave është një alibi sesa një arsyetim korrekt, duke thënë se me mbylljen e hetimeve ‘helmimi i provave’ është i pamundur.

Ndërsa argumentin se mund të intimidojë dëshmitarët, Meta e konsideron si një lajthitje, sepse sipas tij, ‘dëshmitarët i kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe ato janë të pasqyruara në vendimin e përfundimit të hetimeve’.

Në fillim të gushtit, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes drejt gjykimit. Ish-presidenti së bashku me ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë