Lajme

Arrestohet avokati, akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve

Një avokat është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë një gjyqtar dhe në shkëmbim t’i siguronte klientit të tij të burgosur, ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati Sokol Gjini akuzohet për “korrupsion aktiv” ndaj gjyqtarëve, ndërsa në pranga për të njëjtën akuzë përfundoi edhe shtetasi Eriger Bushi, lindur dhe banues në Laç.

Ndërkohë, për shtetasin Llesh Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

“Të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës se sigurimit për shtetasin Eriger Bushi”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë